Kërkoi ndryshimin e masës “Arrest me burg”, GJKKO rrëzon Erion Veliajn
Erion Veliaj TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest me burg". Veliaj është paraqitur fizikisht në sallën e GJKKO dhe u përfaqësua nga avokati Sokrat Gjermeni, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado. Kryebashkiaku kishte argumentuar se nuk ekzistonte më rreziku i prishjes së provave, pasi çështja tashmë kishte kaluar për gjykim. Megjithatë, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e Veliajt, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”. Prokurorët kanë kërkuar mos të ndryshohet masa. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej rreth një viti në masën e sigurisë “arrest në burg” ka kërkuar lirimin nga qelia. Veliaj ka paraqitur kërkesë për revokimin ose zëvendësimin e masës së...
Burimi:
zeri.ai