Kërkoi lirinë, Kushtetuesja rrëzon ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin

Kërkoi lirinë, Kushtetuesja rrëzon ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin

Ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, mbetet në burg. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e tij për shfuqizimin e masës arrest me burg. Në kërkesën dërguar në Kushtetuese, Berberi pretendonte se masa e arrestit duhej të shfuqizohej pasi sipas tij, mënyra se si SPAK i ka marrë provat ishte antikushtetuese. Por Kushtetuesja thotë se këtë pretendim të Berberit nuk e ka marrë në shqyrtim.