Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish deputetit të PS, Jurgis Çyrbjas për shuarjen e masës “Arrest në burg”. Vendimi u mor sot, 20 shkurt, ndërsa kërkesa e Çyrbjas kishte si objekt shfuqizimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, e cila ishte caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. I pandehuri kishte kërkuar shuarjen e masës me argumentin e përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025, po nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Pas shqyrtimit të kërkesës, Apeli vendosi rrëzimin e saj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Akuzat dhe dënimi...
Burimi:
gijotina.com