Kërkohet paraburgim për Mossin dhe dy tjerët pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

Kërkohet paraburgim për Mossin dhe dy tjerët pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë për reperin Mossi dhe dy të dyshuarit e tjerë për sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala. “Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesën në gjykatën kompetente për të tre personat”, ka thënë ajo. Tre të dyshuarit ndërkohë gjenden në ndalim nga e mërkura. Sipas Prokurorisë, artisti nga Prishtina dyshohet për tri vepra penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Kanosje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”. “Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i shtetit në koordinim të ngushtë Policinë e Kosovës pas hetimeve intensive kanë ndaluar tre (3) persona, një prej tyre është edhe reperi Mossi për veprat penale...