Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, persona ‘të fortë’ kërcënuan dëshmitarët në emër të saj
Vijon ende mbledhja në Këshillin e Mandateve ku po diskutohet në lidhje me imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë. Mësohet se në vijim të pyetjeve të bëra nga Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, Prokuroria e Posaçme konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun. Prokurorët e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë deklaruar se ndaj saj janë konstatuar fakte të tjera penale dhe gjendja e saj procedurale është rënduar, duke përfshirë rrezikun për të prishur prova ose për të kryer krime të tjera. SPAK ka bërë me dije se më 20 Nëntor 2025, Balluku ka tentuar të ndikojë në dëshmitarë, duke u kërkuar atyre të ndryshojnë dëshminë. Personat e përfshirë...
Burimi:
gijotina.com