Kërkohet arrestimi, SPAK: Disa të ‘fortë’ kanë kërcënuar dëshmitarë në emër të Ballukut, kemi dorëzuar bisedat
keshilli i mandateve TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve po vijon shqyrtimi i kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukut, ndërsa prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë paraqitur argumentet e tyre. Burime bëjnë me dije se gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve të deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, përfaqësuesit e SPAK kanë deklaruar se janë konstatuar fakte të tjera penale që, sipas tyre, rëndojnë pozitën procedurale të Ballukut. “Gjendja e saj procedurale është rënduar, ka rrezik të prishë prova dhe të kryejë krime të tjera”, mësohet të kenë deklaruar prokurorët e SPAK gjatë mbledhjes. Përfaqësuesit e SPAK kanë dhënë më shumë detaje lidhur me këto pretendime. Sipas SPAK, më 20 nëntor 2025, Balluku dyshohet se ka intimiduar dy dëshmitarë, duke u...
Burimi:
zeri.ai