Kërkohej nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 53-vjeçari në Elbasan
Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I kërkuar nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin, 53-vjeçari. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”. Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, u bë i mundur lokalizimi në aksin rrugor Elbasan–Peqin, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, i shtetasit J. B., 53 vjeç, banues në Vlorë. Për këtë shtetas, Gjykata Juzgado...
Burimi:
top-channel.tv