Kërkohej ndërkombëtarisht sepse kishte kryer vjedhje në Spanjë, arrestohet në Lezhë 45-vjeçari
DVP Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht. Kapet pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, si rezultat i sigurimit të informacionit në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të kërkuar për llogari të Spanjës, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Madridin, nëpërmjet Interpol Tiranës, finalizuan operacionin e koduar “Aksi”. Në kuadër të operacionit, u kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi A. I., 45 vjeç. Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi,...
Burimi:
top-channel.tv