Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit

Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit

Këshilli i Mandateve do të mblidhet më datë 23 shkurt ora 10:00, për të shqyrtuar imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Mbledhja e anëtarëve të Këshillit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, Ballukun. Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve, drejtuar nga Niko Peleshi, do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe do të heqë imunitetin e Ballukut, për ti hapur rrugë më pas arrestimit të saj. Procesi ndaj Ballukut është zvarritur prej vitit të kaluar, ku socialistët me urdhër të Ramës, janë munduar ti japin sa më shumë kohë numrit dy të qeverisë, tashmë e pezulluar. Vetë Rama...