Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Kërcënoi shitësen me thikë dhe vodhi paratë në market, arrestohet “skifteri” me precentë të mëparshëm penal (FOTO)
Elkjer Tafçiu TIRANË- Elkjer Tafçiu 40-vjeç është arrestuar nga policia si autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë në një market në Yzberisht pasditen e djeshme. I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë, u ndalua këtë të premte duke dalë nga një banesë në Rrugën e Qelqit. Sipas njoftimit të policisë, punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Intervent”. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash dje, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë. I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të...