Kërcënoi punonjësit, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU-së: Prej kohësh kishte shfaqur çrregullime
Elton Varaku DURRËS-Gjykata e Durrësit ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e Elton Varakut, ish-drejtorit të AKU-së Durrës, dhe ka caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg”. Varaku u arrestua një ditë më parë nga Policia, pasi akuzohej për shkatërrim të objekteve të punës dhe kërcënime ndaj punonjësve të institucionit. Burime nga AKU bëjnë me dije se kishte disa kohë që Varaku kishte shfaqur sjellje të çrregullimeve mendor. Gjatë seancës, mësohet se Varaku ka kërkuar falje, ndërsa avokati u shpreh se ishte një reagim i çastit, megjithatë gjykata ka vendosur ta lërë në qeli./ZËRI
Burimi:
zeri.ai