Kërcënoi me thikë punonjëset dhe vodhi xhirot ditore në tre biznese, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Kërcënoi me thikë punonjëset dhe vodhi xhirot ditore në tre biznese, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Një 30 vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënoi punonjëset me mjet prerës dhe vodhi xhirot ditore në dyqane dhe kompani telefonike. Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar paratë e vjedhura, mjetin prerës dhe celularin e tij. Hetimet tregojnë se 30-vjeçari kishte kryer të njëjtën metodë edhe në dy vjedhje të tjera gjatë dhjetorit 2025, ndërsa punimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera vijojnë. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës. Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari. Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari...