Kërcënoi me armë një person, arrestohet 31-vjeçari me precedent penal në Durrës

Kërcënoi me armë një person, arrestohet 31-vjeçari me precedent penal në Durrës

Polica e Durrësit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, pasi dyshohet se mesnatën e 16 tetorit kërcënoi me armë një person. Rezulton se shtetasi me iniciale G.G., është me precedent të mëparshëm kriminal. Njoftimi: Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Autorësia”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. Mesnatën e datës 16 tetor 2025, kanosi me armë zjarri, një shtetas, lokalizohet dhe kapet 31-vjeçari (shtetas me precedent penal). Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë informative, për vendndodhjen e autorit të dyshuar të kanosjes me armë zjarri, të shtetasit B. H., kryer për motive të dobëta, rreth mesnatës së datës 16.10.2025, në rrugë, në fshatin Fllakë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit...