Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV, Endri Meksi kallëzim në polici: Persona të maskuar zbritën nga një ‘Audi’ i bardhë…
endri meksi TIRANË- Pronari i MCN TV, Endri Meksi, ka kallëzuar në polici se është kërcënuar nga persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas kallëzimit, tre persona kanë dalë nga një automjet tip "Audi" i bardhë, të pajisur me shkopa bejsbolli dhe e kanë kërcënuar. Nga informacionet paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës, rreth orës 23:00, pranë ambienteve të televizionit. Ndërkohë pas incidentit, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth dhe të televizionit për të identifikuar autorët. Sipas burimeve pranë policisë, pamjet tregojnë se mjeti është larguar me shpejtësi drejt zonës së Saukut./ZËRI
Burimi:
zeri.ai