Kërcënohet dhe lëndohet me thikë punonjësja e një marketi në Tiranë, një person i vjedh një shumë parash

Kërcënohet dhe lëndohet me thikë punonjësja e një marketi në Tiranë, një person i vjedh një shumë parash

Një incident është regjistruar pak momente më parë në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Një person, ende i paidentifikuar dyshohet se ka kërcënuar me thikë kasieren dhe ka vjedhur një shumë parash nga marketi. Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit (kasierja), e cila u dërgua në spital, për mjekim. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. Top Channel