Këlliçi-Ramës: 35 vite pas rrëzimit të diktaturës, nuk do të lejojmë Bllok të ri në Tiranë

Këlliçi-Ramës: 35 vite pas rrëzimit të diktaturës, nuk do të lejojmë Bllok të ri në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj nismës së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për ndryshime në kod, duke e cilësuar atë si përpjekje për të garantuar imunitet për veten dhe ministrat e tij. Sipas Këlliçit, kjo lëvizje bie ndesh me frymën e luftës kundër korrupsionit dhe përbën një hap pas për Shqipërinë, duke e rrezikuar barazinë para ligjit. Ai deklaroi se me këto ndryshime, kryeministri dhe anëtarët e qeverisë synojnë mbrojtje të posaçme gjatë ushtrimit të detyrës, çka sipas tij i vendos mbi qytetarët dhe mbi ligjin. Këlliçi bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke njoftuar një tubim proteste të premten, më datë 20, përpara Kryeministrisë në Tiranë. Ai theksoi se qytetarët nuk duhet të pranojnë që ligji të mos jetë i...