Këlliçi: Rama zhytet në verëra 33 mijë euro shishja, ndërsa qytetarët përmbyten nga uji!
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shpërdorim luksi dhe mungesë përgjegjësie përballë përmbytjeve që prekën vendin ditët e fundit. Në një postim në FB, Këlliçi shkruan se arsyeja pse qeveria nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme lidhet me detyrimin për të dëmshpërblyer dëmet e shkaktuara nga keqmenaxhimi i infrastrukturës dhe, siç ai shprehet, nga vjedhjet e një grupi të strukturuar kriminal brenda qeverisë. Ai thekson se, ndërsa për qytetarët nuk ka fonde, paratë publike shpenzohen për verëra luksoze, udhëtime private dhe ekspozita arti. Postimi: Qeveria zhytet në verëra të shtrenjta 33 mijë euro shishja ndërsa qytetarët përmbyten nga uji! Për të gjithë ata që akoma pyesin pse Edi Rama nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme, arsyeja është krejt e thjeshtë....
Burimi:
gijotina.com