Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

Belind Këlliçi, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama pas kërcënimeve publike ndaj SPAK ka kaluar në akte mafioze. Ai shprehet se vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët e SPAK tregon se organizata më e madhe kriminale në vend, ajo e rilindjes, po vepron tashmë me metodat e saj mafioze. Më tej, Këlliçi shprehet se shtimi i masave të sigurisë në veçanti për Prokurorin Dritan Prençi që ka dosjen Balluku, është një kambanë alarmi për situatën e rëndë ku ndodhet vendi. Reagimi i plotë: Nga kërcënimet publike ndaj SPAK, Rama tani ka kaluar në akte mafioze! Vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët e SPAK pas një fushate sulmesh që ka ndërmarrë Edi Rama ndaj tyre,...