Këlliçi: Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje
Prokurorët e SPAK paraqitën dje në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin prova të reja që rëndojnë pozitën e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar autorizimin për vendosjen e një mase arresti ndaj saj. Por mazhoranca vijon të refuzojë, duke deklaruar se pezullimi është i mjaftueshëm, por provat e SPAK konfirmuan se Balluku vijon të shkojë në zyrë për të prishur provat. “Edhe e pezulluar, shkon në zyrë çdo ditë. Dhe për çfarë? Shkon për të prishur provat. Shkon për të ndërhyrë, për të intimiduar dëshmitarët”, deklaron deputeti Belind Këlliçi. Këlliçi tregon edhe një detaj nga Këshilli i Mandateve që u mblodh dje për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Ka pasur një moment një votë 5-4-1. Çfarë do të thotë? Te...
Burimi:
gijotina.com