Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar nga Brukseli, ku ndodhet në një takim në selinë qendrore të Partisë Popullore Europiane (EPP), duke ngritur shqetësime për proceset zgjedhore në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi bën të ditur se gjatë takimeve me kolegë nga vende të ndryshme të Europës janë diskutuar përvojat dhe problematikat që lidhen me proceset zgjedhore. Sipas tij, Shqipëria kryeson mes vendeve anëtare për sa i përket problemeve me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ai kritikoi qeverinë e Ramës, duke e akuzuar se i jep përparësi mbrojtjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar, në vend të rrugëtimit europian të vendit. Sipas tij, qeveria “ngeli në klasë” në atë që ai e quajti testin kritik “Balluku”. Postimi i plotë: Në Bruksel, në shtëpinë tonë politike, selinë qëndrore...