Këlliçi: Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me skandalet e infrastrukturës në vend. “3.8 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, puna flet vetë”, kështu shprehet Këlliçi në një reagim në Facebook. Ai më tej thekson se zv.kryeministrja Belinda Balluku me një fond rekord prej 3.8 miliardë euro që ka pasur në dorë vetëm dy vitet e fundit, duhet të kishte sjellë revolucion në infrastrukturë, por kanë vjedhur taksat e shqiptarëve. “Qytetarët duhet të ngrenë zërin, të bashkohen në shesh me 28 shkurt, e të kërkojnë llogari për paratë që u janë marrë atyre e kanë përfunduar në llogaritë e pushtetarëve të rilindjes!“, shkruan ndër të tjera ai. Postimi i Këlliçit 3.8 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite,...
Burimi:
gijotina.com