Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, duke përkujtuar 20 Shkurtin e 1991, kur qytetarët e Tiranës rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha, ka theksuar nevojën e përmbysjes së Edi Ramës, i cili, sipas tij, ka instaluar një diktaturë të re në Shqipëri. Reagimi Si sot, 35 vite më parë, studentët, të rinjtë, intelektualët, punëtorët, banorët e Tiranës rrëzuan statujën e Enver Hoxhës, duke hedhur në tokë regjimin 45 vjeçar. Duhej shumë kurajo, sepse trupat famëkeqe të regjimit me armë e skafandra nuk kursenin askënd. Por Tirana ja doli, hoqi pengesën e fundit drejt lirisë. Ka shumë ngjashmëri, 35 vite më pas. Dhe atëherë, nga fundi i janarit u miratua një ligj që siguronte paprekshmërinë e statujave të regjimit e të diktatorit. Kërkohej me çdo kusht të ruhej...