Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Q., 56 vjeç, banues në fshatin Dragot. Sipas njoftimit zyrtar, 56-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive një 20-vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë sportive, të cilat ai i mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
argjiroja.net