Kazino e shtëpi bari mes Lezhës, përjashtohen 2 ish-drejtues të Policisë

Kazino e shtëpi bari mes Lezhës, përjashtohen 2 ish-drejtues të Policisë

FOTO ILUSTRUESE LEZHË-Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka vendosur masa disiplinore për disa ish-drejtues të policisë së Lezhës. Raportohet se janë përjashtuar nga radhët e Policisë, ish-zëvendësdrejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka, si dhe ish-shefi i Komisariatit, Oltion Gjoni. Po ashtu është vendosur masa disiplinore “ulje në gradë” për një periudhë 5-vjeçare për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, aktualisht zv/drejtor për Rendin në Policinë e Kukësit. Ndërsa për zv/drejtorin për Krimet, Kujtim Gjoka, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit. Masat vijnë pasi, dyshohet se gjatë periudhës kur këta drejtues ishin në krye të Policisë së Lezhës, në qendër të qytetit funksiononte prej kohësh një kazino trekatëshe me mbi 20 makineta dhe sallë pokeri. Gjatë ndërhyrjes së policisë u...