Katër punëtorë shqiptarë humbin jetën në Austri, bie skela

Katër punëtorë shqiptarë humbin jetën në Austri, bie skela

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë, ku katër persona kanë humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti në vendin e punës. Sipas raportimeve të mediave austriake, incidenti ndodhi në një kantier ndërtimi gjatë punimeve të betonit. Dyshohet se skelat janë thyer papritur, duke bërë që disa punëtorë të bien nga lartësia në oborrin e një ndërtese të vjetër. Si pasojë e rënies, katër persona humbën jetën në vendngjarje. Mediat në Kosovë raportojnë se viktimat janë shtetas të Kosovës. Lajmi është konfirmuar edhe nga familjarët e njërit prej viktimave përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës në...