Katër kandidatë për drejtor të përgjithshëm digjen nga SPAK për lidhje me krimin, luftë e fortë midis dy grupeve…
Konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së shtetit po shkon drejt fundit. Lufta midis dy grupeve për kryepolicin po bëhet shumë e fortë, pasi sipas informacioneve të fundit, ish zv Ministri i Brendshëm, Avenir Peka deklaroi se 4 nga 14 kandidatët janë skualifikuar nga SPAK, duke i cilësuar si raste me “vijë të kuqe”. “Katër nga 14 kandidatë nuk kualifikohen për shkak të lidhjeve me krimin. Vetëm kjo tregon sa e rëndë është situata”, u shpreh Peka dje, duke theksuar se një pjesë e tyre mbajnë aktualisht poste të larta në polici. Ai shtoi se fakti që këta individë “marrin guximin dhe kandidojnë për drejtor të përgjithshëm” është një tregues tjetër i problemit të thellë brenda strukturave të sigurisë. Sipas...
Burimi:
sot.com.al