Katër fshatra të izoluara nga përmbytjet në Novoselë/ Qytetari: Nuk dal dot nga banesa, uji ka arritur në 1 metër

Katër fshatra të izoluara nga përmbytjet në Novoselë/ Qytetari: Nuk dal dot nga banesa, uji ka arritur në 1 metër

Fshati Bishan ndodhet nën ujë pas reshjeve të fundit, ku gjatë natës uji ka depërtuar në banesa deri në 1 metër thellësi. Rruga kryesore që lidh fshatin me zonat përreth është e bllokuar, duke izoluar katër fshatra. Ata shprehen se uji në banesat e tyre kanë arritur mbi 1 m, ose më shumë. Një qytetar ka mbetur i bllokuar në banesë, pasi nuk del dot nga niveli i lartë i ujit. “Nuk dal dot nga banesa, uji ka arritur në 1 m. Brenda në shtëpi uji hyri 10 pond, por e pastruam. S’kemi fjetur gjumë”, shprehet qytetari i bllokuar në banesë. Disa të tjerë shprehen të shqetësuar për bagëtitë e tyre, pasi uji ka përmbytur dhe ushqimet për to. “Për të kaluar rrugën po përdor...