Katër alpinistë humbën jetën pasi u zunë nga orteku në malet Vardousia
Katër alpinistë u gjetën pa shenja jete pas dy ditësh kërkimesh intensive në malet Vardousia, në rajonin e Fokidës në Greqi. Sipas autoriteteve greke dhe ekipeve të shpëtimit, viktimat u gjetën të varrosura nën një ortek bore, në një zonë shumë të rrezikshme pak para majës së malit Korakas. Terreni ku ndodhi ngjarja karakterizohet nga shpate të pjerrëta, kalime vertikale dhe paqëndrueshmëri e lartë e borës, çka e bën zonën veçanërisht të rrezikshme për alpinistët. Ekspertë të alpinizmit theksojnë se në kushte të tilla mjafton edhe një zhurmë e vogël për të shkaktuar ortek, sidomos kur bora është e freskët. Sipas raportimeve të Ertnews, alpinistët u kapën papritur nga orteku dhe nuk patën asnjë mundësi reagimi. Ata u gjetën shumë pranë njëri-tjetrit, çka tregon se...
Burimi:
kohajone.com