Karta të klonuara dhe para të zhdukura, BKT qetëson klientët: Rast i izoluar, nisim rimbursimet!

Karta të klonuara dhe para të zhdukura, BKT qetëson klientët: Rast i izoluar, nisim rimbursimet!

bkt TIRANË- Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ka reaguar zyrtarisht për incidentin lidhur me klonimin e kartave, që alarmoi klientët e bankës, pasi paratë e tyre ishin tërhequr nga shtete të tjera. Përmes një reagimi publik, BKT konfirmon se disa klientë kanë rënë pre e një skeme mashtrimi, teksa bën me dije se rasti ëshë identifikuar dhe trajtuar në kohë, teksa kartat e klonuara janë bllokuar menjëherë sapo janë konstatuar parregullsitë. Po ashtu, BKT njofton se të gjithë klientët e prekur janë kontaktuar dhe do të rimbursohen plotësisht. Reagimi: Të nderuar Klientë, Dëshirojmë t’ju informojmë se BKT ka identifikuar dhe trajtuar në kohë një rast të izoluar mashtrimi përmes klonimit të kartave në ATM. Rasti prek një numër shumë të vogël kartash, të cilat janë bllokuar menjëherë. Të...