Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

Prokuroria e Fierit ka bërë sot (23 shkurt) konfiskimin e 10 pasurive që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal dhe kanë burime të paligjshme, në pronësi të Saimir Taullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares, kreut të “Bandës së Lushnjës”, dhe familjarëve të tij. Aksioni ka ardhur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Fierit dhe bashkë me Policinë është bërë ekzekutimi. Pronar i përkasin S.T., një person i proceduar më parë për krime. Pasuritë dhe asetet janë njësi shërbimi, karburant, ndërtesa, troje dhe godina. “Kërkesa u bë bazuar në ligjin nr. 10192, datë datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe u pranua nga gjykata. Për rrjedhojë, u konfiskuan pasuritë...