Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Karburant, biznese, truall e magazine, konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Drini Alikos në Gjirokastër
drino aliko GJIROKASTËR- Prokuroria në Gjirokastër ka konfiskuar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro. Pasuritë në pronësi të Drini Alikos, rezultojnë që janë të përftuara nga burime të paligjshme. Bëhet fjalë për pasuri: 6 troje, 3 magazina, një karburant, lokale, banesa dhe shumë pasuri të tjera në disa zona të qarkut të Gjirokastrës. Njoftimi i Prokurorisë së Gjirokastrës: Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Gjirokastër, 3 mln euro pasuri të shtetasit D.A.; karburant, biznese, troje, banesa e magazina Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, u konfiskuan tre milionë euro pasuri të shtetasit D.A. i cili nga hetimet rezultoi se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive. Kërkesa për konfiskim...