Kapri: Rama i frikësuar nga drejtësia, Shqipëria nuk është në shitje

Kapri: Rama i frikësuar nga drejtësia, Shqipëria nuk është në shitje

Deputeti i Partisë ”Mundësia”, Erald Kapri ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama, të bërë në prani të përfaqësueses më të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, duke e cilësuar atë si një sinjal të rrezikshëm për orientimin strategjik të vendit. Për të Rama është kaq i trembur nga drejtësia, sa ka shkuar deri në kërcënimin e Perëndimit, duke lënë të kuptohet se nëse drejtësia prek pushtetin e tij, ai është i gatshëm të shohë nga Kina. “Ky është një shembull tipik i liderëve të korruptuar, të cilët sa herë ndjejnë rrezik për pushtetin e tyre, janë të gatshëm të shesin interesat e vendit vetëm për të shpëtuar veten,” u shpreh Kapri. Reagimi i tij vjen pas deklaratës së...