Kapet në Romë vëllai i deputetes. Trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës
Markelian Hoti është vënë në pranga të Policisë Italiane në periferi të Romës, pas një urdhër-arresti europian për trafik droge nga Amerika e Jugut drejt Europës. 27-vjeçari shqiptar ishte i shpallur në kërkim në gjithë Europën për trafik kokaine. Ai është vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën. Ai dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës. Droga mbërrinte në portin e Anversës në Belgjikë dhe më pas transportohej me makina luksoze nga Europa Veriore drejt Dubait.
Burimi:
kohajone.com