Kapet duke shitur kokainë i riu shqiptar në Itali

Kapet duke shitur kokainë i riu shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar shqiptar në Peruxhia. Ai u arrestua, pasi u kap me lëndë narkotike dhe një shumë parash. Besohet që këto para kanë ardhur si rezultat i trafikut të drogës. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën një shumë parash dhe çelësi i banesës së tij. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës policia gjeti dhe sekuestroi disa celularë dhe një sasi lënde narkotike, kokainë. Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike ishte ndarë në disa mbështjellëse të mbyllura me nxehtësi dhe ishte fshehur brenda një doreze latex. Pesha totale e substancës së sekuestruar ishte rreth 6.5 gram dhe ndarë në doza të gatshme për shitje. 28-vjeçari shqiptar u arrestua dhe, me urdhër të Prokurorisë u mbajt në paraburgimit, në pritje të...