Kapet duke hyrë në një banesë për të vjedhur, arrestohet 46-vjeçari në Peqin
Kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen e tij, ku kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, vihet në pranga 46-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në banesën ku u kap, një armë gjahu dhe disa sende. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën arma e gjahut dhe sendet e vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në lagjen “Xhami”, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në adresën e dhënë, për verifikimin e rastit dhe kapjen e autorit. Si...
Burimi:
kohajone.com