Kapet autori, zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë
Policia e Korçës ka zbardhur dhe dokumentuar pesë raste të vjedhjes së banesave në qytet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari penale. Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari është autori i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj. M., rezident në Greqi, ngjarje e ndodhur më datë 10.01.2026, në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës, ku janë vjedhur sende të ndryshme. Po ashtu, nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe katër vjedhje të tjera banesash në qytetin e Korçës, të ndodhura në datat 28.09.2024, 20.03.2025, 01.01.2026 dhe 06.01.2026. Gjatë këtyre vjedhjeve, ai dyshohet se ka marrë...
Burimi:
gijotina.com