Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek

Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek

Operacion mes drejtorisë vendore të policisë Korçë dhe drejtorisë së kufirit e migracionit, kapet drogë në doganën e Kapshticës. Mësohet se pas informacioneve të marra, janë kapur 2 shtetas grek në pikën kufitare të Kapshticës me sasi droge brenda në mjet. Sipas informacioneve paraprake, shtetasit grekë kanë modifikuar një pjesë të mjetit për të bërë të mundur futjen e lëndës narkotike kanabis sativa. Sasia e kapur është rreth 30 kilogramë. Shtetasit grek u kapën në tentativë për të kaluar drejt vendit fqinj, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë për të zbuluar sasinë e drogës të fshehur në mjet. Dy grekët, dyshohen se e ka marrë drogën në shtetin shqiptar dhe kanë dashur ta çojnë drejt shtetit helen ndërsa janë arrestuar nga policia. Hetimet për rastin vijojnë...