Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe zhvilluar pasditen e djeshme nga sektori anti-drogë i policisë së Igumenicës. Gjatë kontrollit të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër dhe synonte futjen në brendësi të tokës greke, u gjetën dhe sekuestruan 3 canta që përmbanin 51 pako me 74 kg 804 gramë marijuanë. U sekuestruan gjithashtu edhe një automjet dhe një telefon celular. Në prangat e policisë ra drejtuesi i mjetit, një 54-vjeçar shqiptar. Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com