Kapen 160 kilogramë kokainë në Itali, në pranga 2 shqiptarë, do të shitej për 20 mln euro

Kapen 160 kilogramë kokainë në Itali, në pranga 2 shqiptarë, do të shitej për 20 mln euro

kokaina e sekuestruar ITALI- Mbi 160 kilogramë kokainë u sekuestruan nga Policia Financiare e Brescias gjatë një operacioni kontrolli territorial në zonën industriale të provincës së Bergamos. Dy burra me origjinë shqiptare u arrestuan. Oficerët vunë re aktivitet të dyshimtë rreth një kamioni, me shoferin e mjetit të rëndë që hipte në rimorkio, ndërsa një makinë u ndal pranë kamionit. Operacionet e kërkimit u nisën kur shtatë çanta të mëdha iu dorëzuan shoferit të makinës. Brenda çantave u gjetën 150 blloqe kokaine, me një peshë totale prej më shumë se 160 kilogramësh. Sipas vlerësimeve të hetuesve, droga mund të kishte një vlerë prej afërsisht 20 milionë eurosh në treg.