Kaosi në sallën e Parlamentit, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Skenar i përgatitur që të pezulloheshin deputetët
Partia Demokratike zgjodhi të rebelohej dhe të tentonte të bllokonte seancën e fundit parlamentare për këtë vit. Niko Peleshi lexoi me qetësi rendin e ditës, teksa situata tensionohej herë pas here. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, u shpreh se revolta e deputetëve ishte me vend dhe se pezullimi ishte një skenar i përgatitur që të mos merrnin pjesë në çështjen e Ballukut. “Po i bëhet çdo lloj avokature, kjo është revoltë e deputetëve. Nuk është momenti për të ndenjur me duar në xhepa. Ne duhet të kemi një demokraci në kushtet normale. E gjitha ka qenë një skenar i përgatitur që të pezullohen deputetët, që nesër kur është çështja e Ballukut mos të marrin pjesë deputetët. Kam parë edhe deputetë që nuk...