Kaos, radhë kilometrike dhe gropa!/ Drejtuesit e automjeteve në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas përballen me vështirësi

Kaos, radhë kilometrike dhe gropa!/ Drejtuesit e automjeteve në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas përballen me vështirësi

Kaosi dhe radhët tejet të gjata të automjeteve përgjatë rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd–Prrenjas po shndërrohen në një “trend” shqetësues të ditëve të para të këtij fillimviti. Një situatë që rëndohet jo vetëm nga mbizotërimi i motit të keq, i shoqëruar me reshje shiu, bore dhe ngrica për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, por edhe nga gjendja e rënduar e vetë infrastrukturës rrugore. Drejtuesit e mjeteve përballen çdo ditë me gropa të shumta pothuajse në çdo metër katror të trasesë së rrugës, e cila ndodhet në proces zgjerimi për shkak të punimeve në aksin Elbasan–Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8. Punimet, të cilat pritet të sjellin një lehtësim të ndjeshëm të qarkullimit dhe një zhvillim të turizmit për zonat e Elbasanit dhe Korçës, aktualisht po...