Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
KAOS në Vlorë, qytetarët në rrugë pas mungesës së ujit të pijshëm, bllokojnë kryqëzimin kryesor
protesta ne vlore VLORË- Protesta e qytetarëve për mungesën e ujit ka sjellë kaps në qytetin e Vlorës. Pasi gjetën të mbyllur derën e Bashkisë, dhe u përballën me punonjësit e policisë, protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin kryesor të qytetit, të njohur si “Kapelja”. Si pasojë, kryqëzimi është plotësisht i bllokuar, ndërsa radhë të gjata automjetesh janë krijuar në të gjitha akset kryesore të qytetit. Protesta po zhvillohet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm prej katër ditësh, situatë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te banorët, ndërsa autoritetet nuk kanë ende një afat se kur defekti në tubacionin kryesor të qytetit do të rregullohet. Nëndrejtori i Policisë së Vlorës, Shpëtim Alliaj po përpiqet të negociojë me protestuesit për hapjen e rrugës në mënyrë që...