Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Kaos brenda Kuvendit, jashtë mësuesit në protestë: Rroga të barabarta, paga e 13-të po cenon dinjitetin
PAMJE NGA PROTESTA TIRANË-Teksa seanca e sotme plenare shoqërohej mes tensionit dhe përplasjeve, jashtë ambjenteve të Kuvendit u mbajt një protestë nga mësuesit me moton për "depolitizim të arsimit" dhe për kërkesa të tjera. Dy kërkesat kryesore janë rikthimin e pagës së 13-të dhe ndalimin e diferencimin në rroga mes arsimtarëve që janë diplomuar para dhe pas sistemit të Bolonjës. Mësuesit e sistemit parauniversitar kanë kërkuar nga autoritetet paga të barabarta, dhe shmangien e diferencimeve ndaj mësuesve për çështjen e pagave. “Ne Sindikata e bashkuar e Arsimit Shqiptar jemi sot përpara parlamentit të Shqipërisë, me qëllim që ti kërkojmë deputetëve të çdo krahu politik të mbështesë mësuesit. Numri i mësuesve të prekur nga diplomat është mbi 11 mijë dhe ndjeshmëria duhet të ishte edhe më e...