Kanye West në Tiranë/ Debat midis Xhixhos dhe Malajt: Jemi në prag krize e ju do të hidhni 50 mln lekë për një koncert!
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, duke folur për aktin normativ të uljes me 20% të akcizës a herë çmimi i naftës shkon 220 lekë, tha se ky propozim nuk i vjen aspak në ndihmë qytetarëve dhe se vendi ndodhet në prag të një krize ekonomike. Xhixho i kërkoi shpjegime ministrit të Financave Petrit Malaj për investimin që shteti prej 50 mln euro do të bëjë për ndërtimin e një stadiumi të përkohshëm për mbajtjen e koncertit të këngëtarit Kanye West në Tiranë. “Keni alokuar ju 50 mln euro për një koncert që do të bëhet në tiranë, për një stadium montim, çmontim? Në kolaps të krizës ju vendosni 50 mln euro për një koncert? A është e vërtetë? A mbani ju përgjegjësi që...
Burimi:
sot.com.al