Kanosi me çekiç punonjësit e bankës dhe u mori mbi 100 mijë lekë, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër (EMRI)
Foto ilustruese SHKODËR- Gjionata Kola 27-vjeç, autori i dyshuar i vjedhjes së një institucioni financiar në Shkodër, është arrestuar nga policia. Ngjarja ndodhi në lagjen "Vojo Kushi", ku 27-vjeçari ka hyrë brenda ambienteve të institucionit dhe duke kërcënuar punonjësit me çekiç arriti që të merrte 143 500 lekë. Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes me dhunë. Njoftimi: Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që vodhi një shumë parash në një institucion financiar, duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), 2 ditë më parë. Si rezulat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, u identifikua dhe u arrestua shtetasi: -Gj. K., 27 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas dyshohet se më datë 24.01.2026, në...
Burimi:
zeri.ai