Kanosi me armë bashkëshorten/ Policia vë në pranga 53-vjeçarin në Tepelenë
Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tepelenë, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe tëntativë vrasje. Sipas Policisë, në pranga ka rënëLulëzim Doka,i cili kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste. Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
gijotina.com