Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës
Policia e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja rreth kanabisit të fshehur në një magazinë në Peqin. Sipas policisë, një person është arrestuar për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të dyshuar (të afërm me njëri-tjetrin), si dhe 2 shtetas të tjerë për “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu është njoftuar se janë sekuestruar 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, një pjesë e të cilave u asgjësua me anë të djegies. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Kurtaj”, i zhvilluar në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, Bashkia Peqin, strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, kanë vijuar veprimet hetimore dhe verifikuese. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se, në këtë ambient nëntokësor të përshtatur...
Burimi:
top-channel.tv