Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve: Pezullohet nga detyra Bilal Hasa
Drejtoria e Burgjeve ka reaguar në lidhje me zbulimin e 4000 rrënjë kanabisi në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të pezullojë nga detyra Bilal Hasën. “Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit”, thuhet në njoftimin e tyre. Shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës pasi në shtëpinë e tij në Gjocaj të Peqinit policia gjeti 4 mijë rrënjë kanabis. Një aksion i...
Burimi:
top-channel.tv