Kamionistët e Malit të Zi në protestë, kufizohet për 48 orë qarkullimi në Hanin e Hotit

Kamionistët e Malit të Zi në protestë, kufizohet për 48 orë qarkullimi në Hanin e Hotit

Qarkullimi i automjeteve në pikën kufitare të Hanit të Hotit do të kufizohet për 48 orë duke nisur nga e hëna, 26 janar. Në një njoftim të policisë kufitare bëhet me dije se shkak është protesta e kamionistëve në Malin e Zi që do të nisë më datë 26.01.2026, duke nisur nga ora 11:30, për një periudhë 48-orëshe. “Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës. Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e...