Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët kërkojnë një zgjidhje me Maqedoninë e Veriut: Po mbaron ushqimi

Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët kërkojnë një zgjidhje me Maqedoninë e Veriut: Po mbaron ushqimi

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas ka bërë që prej ditësh dhjetëra kamionë me destinacion Shqipërinë të mbeten në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Në kushtet kur e kanë të pamundur të aksesojnë Tiranën dhe e vetmja rrugë alternative u mbetet tranziti përmes Maqedonisë së Veriut çka kërkon një marrëveshje mes dy vendeve fqinjë si edhe procedura dhe kosto shtesë drejtuesit e kamionëve kanë mbetur në kufi në pritje të zgjidhjes së situatës. “U bë kaq kohë presim, kemi që të dielën po presim këtu, koha është e ftohtë. Duhet të hapet rruga që të çojmë ngarkesën. Po na mbaron ushqimi, sot me sa shoh është vakti i fundit se na mbaroi edhe buka edhe uji”. -Sa mall keni? “Atë nuk e di unë e di...